I jashtëzakonshëm ky takim, me zemrën në re… . Ftuar nga drejtoresha e Bibliotekës së Fierit, Klodjana Gjata dhe stafi mikpritës e simpatik që kishin organizuar një tak im të përkryer për Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë; me nxënës të zgjedhur të shkollave e klubeve letrare, aq të talentuar e mbresëlënës me vëmendjen dhe mençurinë e tyre; me mësuese të përkushtuara e të pasionuara që i nxitin fëmijët drejt bibliotekës e leximit; me surprizën e mrekullueshme të fëmijëve parashkollorë të veshur si piratët e librit “Piratë dhe paratë”; me një bisedë të përzemërt e frymëzuese si kurrë ndonjëherë… ndihesh si me njëmijë flatra. Lexuesit janë bisk zemre P.s. Sa keqardhje për institucionet “kombëtare”!