“Ndiqe leximin: ai të çon te vetja jote më e bukur.”
Duke ndjekur risinë mori jetë libri ANA NGA TIRANA, i gjashti i serisë “Luaj dhe shkruaj” kushtuar lexuesit fillestar. Risia: loja me rebuse, enigma me figura e fjalë, i pari në llojin e tij. Me ilustrimet “alla franceze” të Ledia Konstandinit, kaq të mrekullueshme e frymëzuese dhe të bashkëilustrueses Irel Cupi.
Gjendet dhe te Bukinist
.
Gëzimit kacafiu që të dhuron një libër i ri i shtohet edhe lumturia e realizimit të një ëndrre: ai mbart logon e shtëpisë më të re botuese PUPËZ (www.pupez.al).
MOTOJA JONË
“Pasurojmë jetën e çdo fëmije me gëzimin dhe fuqinë e leximit.”
PUPËZ është shtëpi botimi për libra ndërveprues edukativo-letrarë për fëmijë, libra mbështetës shkollorë. Përmes botimeve, aktivitete për nxitjen e leximit dhe shkrimit krijues synojmë të jemi një hapësirë edukimi, krijimi e argëtimi për të vegjlit dhe një ent besimi për prindërit e mësuesit.
.
Synojmë të krijojmë botime bashkëkohore për zhvillimin intelektual dhe personal të të gjithëve fëmijëve, me vëmendje të veçantë ndaj lexuesit fillestar, i cili është “fara” e lexuesit të kultivuar.
Me qasjen kryesore ndaj gjuhës shqipe, synojmë të frymëzojmë nxënësit ta përdorin drejt atë dhe ta përsosin duke përdorur të gjitha “arsenalet” që na ofron, për t’u shprehur në mënyrë sa më të saktë e të bukur dhe me fjalor të pasur.
VIZIONI YNË
“Gjuha është një pupëz, bëj të dalin prej saj flutura që zbukurojnë botën.”
Përmes librave dhe materialeve edukative të shtëpisë së botimit PUPËZ duam të përcjellim te lexuesit frymëzim për t’u shprehur në mënyrë krijuese; qasje zbavitëse e bashkëkohore të koncepteve shkollore, si dhe njohjen me trashëgiminë tonë kulturore.
Synojmë të përçojmë idenë se respektimi i personave dhe i grupeve të ndryshme shoqërore ndihmon në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime dhe urrejtje, të përkushtuar ndaj cilësisë më të lartë të jetës si komunitet dhe si komb, dhe vlerave të larta shpirtërore.