
ANDREI AGASI
Andrei ka lindur më 22.9.2016 në Tiranë. Që në vogëli ishte tepër i dhënëpas librave dhe lojërave kreative.
Ende pa mbushur 3 vjeç e njihte të gjithëalfabetin dhe moshën katërvjeçare dinte të lexonte. Andrei ka pasur gjithmonënjë natyrë shumë kureshtare dhe imagjinatë të zhvilluar: improvizonte atypëratyhistori me çdo lodër apo send që i ndodhej dhe ua tregonte familjarëve. Nëmoshën parashkollore kreativiteti i tij u vu re nga mësueset dhe shokët e klasës, të cilët e nxitnin t’i shkruante historitë interesante plot fantazi. I pasionuar pas leximit Andrei shpesh ka pasur dëshirën të shkruajë rrëfime bazuar te dashuria e tij për kafshët, natyrën dhe shkencën. Hobet e tij janë vizatimi, muzika, shkenca, kalërimi dhe noti. I frymëzuar nga shkrimtarët e tij më të dashur, si vëllezëritGrim, Dr. Seuss, Anderseni, Rudina Çupi dhe fabulat e mahnitshme të Ezopit, nëmoshën 8-vjeçare boton librin e tij të parë “Përbindëshi misterioz i Havait”.