Fillon me: “Gjuha është atdheu juaj” (Eric Orsenna) dhe përfundon me: “Gjuha është një shpikje e lumtur”.
Libri “Ë-Ngrënësi dhe Ë-Vënësi”, Përrallë gjuhësore, i dyti i serisë “Lexo e zbulo” (pas librit “Grama-tik-tok”) është shpallur për Fëmijë, 2024, garë e përvitshme tashmë në QKLL, krahas dy fituesve të tjerë, Xhevahir Spahiu dhe Rovena Rrozhani.
Gjuha na përket të gjithëve, ndaj vlerësimi me çmim i këtij libri më ndihmon në nismën ndërgjegjësuese për të përforcuar gjuhën shqipe, pasi nga përvoja shoh se mësimi i shqipes po bëhet problematikë e ditës për shkak të përdorimit që në vogëli të anglishtes, ende pa u formuar mirë gjuha mëmë, por edhe si shkak i shkrimit me shkurtesa dhe i mosleximit (ky është problemi më thelbësor).
Shpreh mirënjohje të thellë ndaj lexuesve të parë të këtij libri – Persida Asllanit, Beti Njumës dhe Flori Kasajt – anëtarët e një jurie dinjitoze e serioze dhe, sipas meje, “me këllqe”, e cila duke e bazuar vlerësimin te vlerat e te kriteret, riktheu besimin se Fondin e Mbështetjes nuk e fitojnë vetëm shtëpitë e mëdha botuese (që nuk kanë nevojë për mbështetje), por e fiton cilësia.
Mirënjohje QKLL-së për mundësinë e pjesëmarrjes, mbështetjen dhe sigurimin e një procesi të drejtë!
Dhe një falënderim i veçantë shkon për Irelin, e cila si gjithnjë është muza ime, me gjithë gabimet e saj (mesazhet e tipit flm, klm, tlt, skgj etj.), të cilat më shërbyen ta bëj librin sa më konkret, bashkëkohor dhe me humor.