Ditët e kësaj fundjave qenë plot takime me lexuesit e vegjël në Panairin e Librit “Kamza Lexon”.
Kjo qe pjesëmarrja e parë për shtëpinë botuese “Pupëz” në një panair dhe ajo që do të na mbetet në mendje është përkujdesja e mikpritja e të gjithë stafit bashkiak dhe e punonjësve të kulturës, si dhe organizimi në detajet më të vogla i veprimtarive e i takimeve letrare, falë punës me pasion e forcë lëvizëse të Liridon Mulaj.
Kultura duhet të bëhet mendësi, mënyrë jetese, e ky ishte një fillim i vogël i mbarë.
Thuhet se libri e gjen vetë rrugën e tij dhe libri më i ri në qytet “Ana nga Tirana” e filloi mbarë rrugëtimin e vet…



- Pupëz.al
- Bashkia Kamez
- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit