POEZIA fitoi.
Kur çela dy shinat kryesore të krijimtarisë sime për fëmijë: edukimin gjuhësor dhe edukimin poetik, në fillim dukej dështim i sigurt, pasi si didaktika, ashtu dhe poezia nuk duken të kenë pëlqyes. Në një terren shkollor ku kalohet nga vjershat e abetares te vjershat atdhetare, në një terren botimesh të përkthyera pa thuajse asnjë titull poetik, një një terren lexuesish kur pak e zgjedhin poezinë, kjo dukej vetëvrasje. Megjithatë ky çmim dëshmon se të guxosh të çash rrugën, duke bërë atë që ke në natyrë të bësh, vjen një çast kur puna e bërë mirë e gjen vetë rrugën e vet dhe dritën në fund të tunelit. Ky çmim ishte triumf i ndjekjes së rrugës së vështirë (gjërat e mëdha nuk ndjekin kurrë rrugë të lehta).
Por që gjërat të vinin deri këtu duhet një motivim i përditshëm, të cilin kam pasur fatin ta marr me bollëk1 nga lexuesit, prindërit, dashamirët, ndaj atyre u takon falenderimi i parë e i përzemërt, sepse janë ata arsyeja e mos-heqjes dorë e shkuarjes përpara.
Mirënjohja shkon më pas te Shoqata e Botuesve Shqiptarë e Botuesve, e cila e dha këtë vit këtë çmim, e cila zgjodhi jurinë e duhur, vuri kritere të qarta dhe siguroi një proces të drejtë në të gjitha zhanret garuese.
Dhe falenderimi tjetër fort i përzemërt shkon për jurinë – Arta Marku Qëndro , Erion Kristo , Aristotel Spiro Mehilli Monika Stafa @Enkel Demi – ata nuk e kanë kurrë të lehtë, sidomos kur u duhet të vlerësojnë vepra që nuk vijnë nga shtëpi të mëdha botuese siç është bërë tashmë zakon institucional – duhen këllqe ta bësh këtë. Ky çmim shpëlau shijen e hidhur të shumë padrejtësive.
Falemnderit të gjithë atyre që gëzuan bashkë me mua e ishit shumë!
Uroj që fitorja të jetë edhe e lexuesit, edhe e zhanrit dhe të shërbejë si nxitëse për krijues të rinj.
Ju mirëpresim në stendën “Pupëz”!