
Rreth nesh
Pasurojmë jetën e çdo fëmije me gëzimin dhe fuqinë e leximit.
PUPËZ është shtëpi botimi për libra ndërveprues edukativo-letrarë për fëmijë, libra mbështetës shkollorë. Përmes botimeve, aktivitete për nxitjen e leximit dhe shkrimit krijues synojmë të jemi një hapësirë edukimi, krijimi e argëtimi për të vegjlit dhe një ent besimi për prindërit e mësuesit.
Shtëpia e botimit PUPËZ është e hapur të bashkëpunojë me këdo që pëlqen librin e leximin: prindërit që japin ndihmesë të çmuar me sugjerimet, gjykimet a vërejtjet e tyre; mësuesit që punojnë me librat didaktikë, ilustruesit që duan të krijojnë përvojë e të eksperimentojnë në këtë fushë, si dhe për autorë të tjerë shqiptarë që ndajnë të njëjtin pasion e cilësi për librin për fëmijë.
About us
We enhance every child’s life by sharing the joy and power of reading.
PUPEZ is a publishing house dedicated to creating interactive literary and educational books for children, along with supplementary materials for schools. Our mission is to foster a love for reading and creative writing through our books and activities, creating a nurturing environment for education, creativity, and entertainment for young minds. We strive to be a trusted resource for parents and teachers alike.
PUPEZ welcomes collaboration with anyone who values books and reading – parents who offer valuable insights and feedback; teachers utilizing educational materials, illustrators eager to innovate, as well as other albanian authors who share the same passion for quality children’s literature.
Motoja jonë
“Ndiqe leximin: ai të çon te vetja jote më e bukur”.
Synojmë të krijojmë botime bashkëkohore për zhvillimin intelektual dhe personal të të gjithëve fëmijëve, me vëmendje të veçantë ndaj lexuesit fillestar, i cili është “fara” e lexuesit të kultivuar.
Me qasjen kryesore ndaj gjuhës shqipe, synojmë të frymëzojmë nxënësit ta përdorin drejt atë dhe ta përsosin duke përdorur të gjitha “arsenalet” që na ofron, për t’u shprehur në mënyrë sa më të saktë e të bukur dhe me fjalor të pasur.
Our mission
“Embrace reading: it guides you to your best self.”
We are dedicated to producing contemporary literaure that fosters the intellectual and personal growth of young minds, particularly beginner readers, who are the foundation of a lifelong love for reading.
By focusing on the Albanian language, we aim to inspire students to use it effectively and refine their skills, equipping them with the tools necessary to express themselves beautifully and enrich their vocabulary.
Vizioni ynë
Gjuha është një pupëz, bëj të dalin prej saj flutura që zbukurojnë botën.
Përmes librave dhe materialeve edukative të shtëpisë së botimit PUPËZ duam të përcjellim te lexuesit frymëzim për t’u shprehur në mënyrë krijuese; qasje zbavitëse e bashkëkohore të koncepteve gjuhësore shkollore, si dhe njohjen me trashëgiminë tonë kulturore.
Synojmë të përçojmë idenë se respektimi i personave dhe i grupeve të ndryshme shoqërore ndihmon në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime dhe urrejtje, të përkushtuar ndaj cilësisë më të lartë të jetës si komunitet dhe si komb, dhe vlerave të larta shpirtërore.
Our vision
Language is a caterpillar: it transforms into beatiful butterflies
At PUPEZ, we strive to inspire readers to express themselves creatively through our educational books and materials, offering contemporary and engaging approaches to linguistic concepts while exploring our culture.
We emphase that respect for one another leads to a world free of judgement and hate, dedicated to enhancing the quality of community and national life along with promoting high spiritual values