Loading...

RUDINA ÇUPI

Rudina Çupi është shkrimtare, redaktore, përkthyese e mësuese, me një veprimtari të pasur profesionale e krijuese. Ajo ka përvojë të gjatë në redaktim në bashkëpunimet me disa prej shtëpive botuese kryesore, si “Albas”, “Botart”, “Ideart”, “Dudaj”, “Argeta”, “Agstudio”, “Magjia e librit” etj.  Botime të shumta mbajnë emrin e saj si autore e disa librave metodikë, poetikë dhe e librave didaktiko-letrarë për fëmijë, si dhe si përkthyese.  

 Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, si për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë.

Aktivizohet herë pas here në medien e shkruar me shkrime kritike, artikuj publicistikë, intervista dhe artikuj me tema shoqërore, si në revistën “Mehr Licht”, “Poeteka”, në gazetat “Shqiptarja.com”, “Mapo”, “Exlibris” etj., dhe po ashtu edhe në medien vizive.

Puna me fëmijët është ndër pasionet e saj, ndaj ka ndërmarrë nismën për të zhvilluar aktivitete leximi dhe argëtimi në biblioteka, shkolla, parqe apo qendra të studimit pashkolle në disa qytete të Shqipërisë dhe në vendet fqinjë ku jetojnë shqiptarë.  

Themelimi dhe mbarëvajtja e shtëpisë së botimit PUPËZ është ëndrra e saj e re.

We use cookies to improve your experience on our website. By browsing this website, you agree to our use of cookies.
Product added!
The product is already in the wishlist!