Ë-ngrënësi dhe Ë-vënësi
€ 8
Titulli: Ë-ngrënësi dhe Ë-vënësi
Çmimi: 800 lekë
Shtëpia Botuese: Pupëz
Seria: Përrallë gjuhësore
ISBN: 9789928831033
Autori: Rudina Çupi
Ilustrimet: Rudina Çupi
Zhanri: Rrëfenjë
Faqe: 80
Grupmosha: 9+
Gjuha: Shqip
Viti i botimit: 2023
Statusi: botim i parë
Libri “Ë-ngrënësi dhe Ë-vënësi” është përrallë gjuhësore e serisë “Përralla gjuhësore”, didaktiko-artistike për fëmijë mbi 10 vjeç. I kushtohet gjuhës shqipe, kryesisht dukurisë së mospërdorimit dhe përdorimit me tepri të shkronjës “ë” në dy dialektet e saj (dialekti tosk e përdor me tepri, dialekti geg e shmang). E ideuar si përrallë dhe ndërvepruese me lexuesin përmes rasteve konkrete të përdorimit ose jo të ë-së, ky libër i ndihmon fëmijët që të përforcojnë përdorimin e drejtë të rregullave të shkrimit të saj. Fantazia dhe befasia e kthesave të ngjarjeve u lënë mbresa fëmijëve dhe i nxitin të shpërfaqin me lirshmëri të gjithë imagjinatën që mbartin brenda vetes. Nga ana përmbajtësore ky libër përmban shumë mesazhe të dobishme dhe praktike, të cilat i shërbejnë çdo fëmije për t’u ndërtuar si qytetar me vlera personale e shoqërore të shëndetshme.
Reviews
There are no reviews yet.