Loading...

Viti i mendimit magjik

“Viti i mendimit magjik” – kështu ishte quajtur programi për të rinjtë dhe fëmijët i edicionit XIV të Festivalit Krokodil Engaging Words i mbajtur këto dy ditë në parkun para Muzeut të Jugosllavisë dhe ishte vërtet i tillë: MAGJIK.
Jasminka Petrovic , autorja e mirënjohur serbe për fëmijë e në këtë rast koordinatorja e programit duket se i kishte zgjedhur me merak vendin në ajër të pastër mes aromës së blirit në park, nxënësit beogradas aq të çlirët e të këndshëm me mësueset e pasionuara, llojin e aktiviteteve të përshtatshme, por padyshim edhe bashkëpunëtorët, pasi ndryshe nuk shpjegohet që ky aktivitet ishte aq mbresëlënës për të gjithë pjesëmarrësit.
Të ndarë në grupe nxënësit zhvilluan një punëtori (workshop): intervistuan autorët, u njohëm me punën e tyre, me rolin e shkrimtarit dhe shkruan një ese biografike për secilin nga të ftuarit, dy autorë vendas dhe dy autorë nga rajoni: @Srdjan Andjelic Mjehur, Nikoleta Novak, Biljana Crvenkovska (Maqedoni) dhe Rudina Çupi (Shqipëri). Mbresa të pashlyera më lanë fëmijët e grupit të cilët ‘nuk shqiteshin’ edhe pse aktiviteti vazhdonte matanë, duke pyetur me një kureshtjen e interes të jashtëzakonshëm e me dëshirën për t’i pasur librat edhe pse nuk dinin asnjë fjalë shqip dhe këtë nuk e kisha pritur nga një publik i huaj
Skena – një autobus shumë simpatik i “veshur” me libra, i quajtur BIBLIOBUS – SHËTIS, LEXOJ, VIZATOJ dhe PYES, pjesë e rëndësishme e programit të Rrjetit Rajonal për Diversitet Kulturor READ, partner i të cilit është KROKODIL, do të shërbejë më pas si bibliotekë shëtitëse nëpër Ballkan. Mezi pres të kalojë në Shqipëri.
Mirënjohje të veçantë znj. Irena Toci drejtuese e Insitutit të Librit dhe Promocionit, falë së sugjerimit të së cilës isha pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme ballkanike, znj. Marija Maja Vukovic Biserko dhe stafit, e cila kishte bërë një organizim të përkryer të të gjitha aktiviteteve të Festivalit dhe u kujdes të ndiheshim si të shtëpisë, znj. Jasminka Petroviç për profesionalizmin dhe atmosferën miqësore, znj. Naile Mala, shefja e katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Beogradit e për këtë aktivitet përkthyesja, por mbi të gjitha një njeri zemërloçkë e bujare, z. Hamdi Ukaj përkthyesi, i cili na shoqëroi me buzëqeshjen e dashamirësinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 
 
 

We use cookies to improve your experience on our website. By browsing this website, you agree to our use of cookies.
Product added!
The product is already in the wishlist!