Loading...

Rrezefati

 10

Titulli: Rrezefati

Zhanri: Legjendë

Autore: Rudina Çupi

Ilustruese: Amantia Simix

Botues: Pupëz

ISBN: 9789928831088

Grupmosha: 8+

Viti i botimit: 2024

Faqe: 60

RrezeFati” është një legjendë e rikrijuar – në të përmblidhen në një rrëfenjë të vetme të gjitha elementet kryesore të legjendave shqiptare; personazhet, vendet, besimet, zakonet, duke gjithëpërfshirë jugun dhe veriun e Shqipërisë. Hëna dhe dielli; vasha dhe trimi; kullat, urat dhe fortesat; shqiponja, gjarpri dhe dhia; xhubleta e fustanella, lule genciana dhe lule liqeni; shtojzovallet, gërshetëza dhe kuçedrat… besa dhe amaneti; lutja dhe nëma; bëma dhe gjëma; kënga pranë kroit; shtatë malet kaptuar; plagët e shtatit; nëntë vëllezërit nën dhe; plasi si qelqe me verë dhe, në fund, ripërtëritja. Një mozaik i tërë larushan kjo legjendë drithëruese, por që nuk përfundon me mbylljen e zakonshme dramatike: historia përçohet si një rrugëtim drejt vlerave shpirtërore, prej të cilit marrim mësime të vyera jete, që na çojnë drejt ekuilibrit dhe mirëqenies së brendshme: Lumturia nuk është një përfundim përralle – ajo duhet të jetë zgjedhje e parë e të gjithëve ne.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrezefati”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

We use cookies to improve your experience on our website. By browsing this website, you agree to our use of cookies.
Product added!
The product is already in the wishlist!